Analizë e romanit “Pushka top, Bajram Curri!”





Albert Mustafa, student i studimeve post-diplomike Master, letërsi shqipe
Nga shokët, familjarët, studiuesit, Sulejman Krasniqi, cilësohet atdhetar i madh, i cili gjatë jetës së tij, punoi për çlirimin e vendit. U morr me shkrimin e poezive, dramave, shkrime publicistike. “Atdhetari, shkrimtari, poeti, dramaturgu, publicist Sulejman Krasniqi, lindi më 7 dhjetor 1934 (kjo është data kur familja, nëna dhe motrat e tij, e kujtonin ditën  e lindjes. Kjo është data që figuronte edhe në dokumentet e Kosovës. Kur erdhi në Shqipëri, organet e sigurimit, që e pritën  në kufi, e regjistruan me datëlindjen 7 dhjetor 1937.”[1]Krasniqi lindi në Hoçë të Vogël të komunës së Rahovecit, në një familje atdhetare. Sulejman Krasniqi ishte djali i vetëm i Islamit, Islami kishte kujdes të veçantë për Sulejmanin, duke e marrë më vete, në çdo vend ku shkonte, por edhe në Oda. Sulejman Krasniqi u edukua me frymë atdhetare, si shkas që ishte pjestarë i bisedave të burrave të dheut, ku flitej për vuajtjet, sakrificat problemet e popullit shqiptar.

1.1 Analizë e  romanit “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Sulejman Krasniqi romanin “Pushka top, Bajram Curri” e shkroi në vitin 1982, në Tiranë. Ana formale e romanit përbëhet nga XII-të kapituj. Autori kështu e fillon romanin “Të lindësh në një karrocë burgu  nuk është një ndodhi dosido.”[2]Narratori, tregimtari i romanit, i cili është vetë Bajram Curri, na tregon se kishte lindur në karrocë të burgut. 

1.2  KREU I PARÊ I ROMANIT “Pushka top,  Bajram Curri!”
      Tematika e kreut të parë ka të bëjë me synimin e Perandorisë Osmane për ta pushtuar Malësinë e Gjakovës, sepse Malësia e Gjakovës, ishte vend ku ishin përqendruar disidentët e regjimit. Gjatë përpjekjës për ta marrë Malësinë e  Gjakovës, tri batalione me ushtarë turq pësojnë humbje, Pashai plagoset keq, i cili detyrohet të largohet me ushtarët  e mbetur gjallë. Fshatarët shqiptarë të prirë nga Bajro Oruçi të gëzuar nga fitorja, vendosin ta thërrasin edhe kryetrimin Shaq Currin, gjatë rrugës deri te kulla e Currit, fshatarët zihen rob nga forcat turke. Lajmin për burgosjen e shokëve, Shaq Curri nuk e prt mirë, duke shkuar në vend të ngjarjes dhe duke kërkuar nga qaush Xeli, i cili ishte i kombësisë shqiptare, por që punonte për forcat turke, që fshatarët të lirohen, këtë nuk e pranon, Xelili, por as turqit.Shaq Curri gjuan me armë duke shkaktuar vrasjen e disa turqëve, duke liruar shoket e tij, vrasja e tyre shkakton revoltë te forcat turke, ata marin masa duke ia marr peng gruan shtatëzë dhe motrën e Shaq Curri.
      Fshatarët shqiptarë nuk pajtohen me këtë, duke e rrethuar në dy anët koshadhën, e cila bënte transportin nga fshati Xërxë e të burgosurve. Të burgosurat ishin vedosur në karrocë e cila ishte e mbuluar me një qylim të kuq. Rruga ishte e mundimshme, “Atë çast u dëgjua një e qarë fëmije. Kisha lindur unë.”[3]Kështu lindi djali i Shaq Curri, gruan  e tij e pyesin se si dëshiron t’ia vendosësh emrin djalit, ajo thotë se si e ka emrin ai burri i cili i priu masës për lirimin e saj, plaka i thotë, se e ka Bajram, ashtu do ta ketë edhe djali im.
      Ymer Prizereni bisedon me Shaq Currin, që ai të mos vijë  në qytet, por të qëndroj  në malësi. Ymer Prizereni, bisedom me Pashën që gruaja dhe motra e Shaq Currit, të lirohen. Duke ia bërë me dije Pashait, se tradita e popullit shqiptar nuk e lejojnë që femra shtatëzën të mbahet peng.
      Personazh tjetër është edhe Sulejman Vokshi i cili i jep ultimatum forcave turke që  të burgosurit të lirohen. Pashai merr vendim që  gruaja, djali dhe motra e Shaq Currit të lirohen dhe të jenë nën përkujdesjen e Ymer Prizerenit. Në aktin e parë paraqitet edhe rritja hap-pas hapi e Bajram Currit, ai në moshën 7 vjeçare regjistrohet në mejtep, mejtepi ishe vend, i cili shërbente në vend të shkollës, ajo ishte shkollë ku mësohet gjuha arabe. Në këtë vend shkaktohej dhunë e pa parë ndaj nxënësve shqiptarë, të cilët nuk kishin të drejtë të flasin në gjuhën shqipe, Rexhë Avdia një shok i Bajram Currit, shkoi në mejtep, kur pa dhunën të cilën shkaktonte imami ndaj nxënësve, nuk e toleroi, dhe shkrepi armën ndaj tij, duke lënë të vrarë.

1.3 KREU I DYTÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreun e dytë, autori na njofton me një personazhe të re, e cila quhet Lokëmadhe, e cila është plakë e respektuar dhe është e njohur për trimërinë dhe guximin e saj. Ajo e lavdëron Rexhë Avdinë, i cili kishte vrarë imamin në Mejtep. Paraqitet ana formale e Bajram Currit, i cili është djalë i shëndoshë për nga pesha, ku Lokëmadhja ka mendim negativë për të, sepse sipas saj mbipesha nuk është për burra. Pas vrasjes së imamit të Mejtepit, familja e Shaq Currit vendosën në  lagjën e poshtme  të Bujanit, në kullën e Sokolajve.
      Personazhe tjerër është edhe Mic Sokoli, i cili e mëson Bajram Currin që t’i ngas kuajt, Mic  Sokoli i tregon Bajram Currit, se prindi i tij Shaq Curri dhe Binak Aliu kishin shkuar që t’i pajtojnë fshatarët shqiptarë dhe t’i lidhin ata në besë, kundër pushtuesin osman.

1.4   KREU I TRETÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

    Në kreun e tretë kemi argëtimin e Bajram Currit me shokë, në lumin e Valbonës, dashakeqi, sahanlëpirësi, Xeli, vjedh robat e Bajram Currit dhe të Nimanit, duke shkaktuar panik të këta të dy. Trimi Man Avdia dhe  Col Delia, vrasin hajdutët dhe kthejnë rrobat  Bajramit dhe Nimanit. Bajram Curri merr rrugë për në Kolëgecaj, qyteti i  Bajram Currit të sotëm, gjatë rrugës ai plagosët nga çaush Xeli, në laprën e veshit. Xeli ishte shqiptar, por që punonte për forcat osmane. Ai kishte si qëllim zënien të gjallë të Bajram Currit, për t’u dorëzuar Shaq Curri. Bajram Curri ishte nisur për rrugë, për të bër pajtimin e fisit Bajraktari dhe të Tahë Tokës.
    Të pranishëm në kuvend ishin: Plaku i Grudës, plaku i Shalës, plaku i Hasit, plaku i Mirëditës, në këtë kuvend iu fal gjaku Tahë Tokës, nga Bajraktari Sisanak. Bajram Curri, paraqiti para të pranishmëve një mençuri të madhe dhe burrërri të pa parë. Kur u këthye në shtepi ai u përgëzua për punën e kryer, se ishte një djalë njëmbëdhjetë vjeçarë.

1.5  KREU I KATÊRTÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreu i katërt i romanit “Pushka top, Bajram Curri!”, paraqet kthimin e Shaq Currit me familjen në Gjakovë, pushteti i Sulltan Hamitit, ishte dobësuar. Me t’u ktheyr në Gjakovë, aty kishin zën shtat, ishin bërë prijës, Sihab Brusa, Sabah Kezi dhe Aksham Byrryti, ata bënin gjera jo të mira tek qytetarët, sidomos tek fëmijët e lagjës. Një personazh tjetër është edhe Bardheci, një djalë i shitësit të simitave, ai kishte problem të vazhdueshëm më fëmijët e bejlerëve.
      Bajram Curri me shokë shkon në lumin në Erenik për t’u larë, dashakeqët Sihab Brusa, Sabah Kezi dhe Aksham Byrryti shkojnë në Erenik, për t’i ngacmuar ata. Bajrami Curri me Bardhecin dhe fëmijët e tjerë, i rrethojnë djemtë e bejlerëve dhe i rrahin e vrasin, duke i kthyer në Gjakovë, të zhveshur, e të plagosur rëndë. Bajram Curri nuk kthehet në Gjakovë, sepse atje e pretë denimi.


1.6  KREU I PESTÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

    Bajram Curri vendoset në kullën e Met Cufës dhe të shtëpia e Lim Qarrit, aty ai pritet në mënyrë miqësore. Bajram Curri brengoset për fatin e Kunës, një vajzë e cila, ishte fejuar në familjen e Dervish Shurit, i cili ishte shpiun i forcave turke.  Motra e Kunës, kishte fat tragjik, sepse kishte mbytur vetën, sepse nuk ishte përshtatur në vendin ku ishte martuar, për atë njeri ishte fejuar Kuna, kështu thoshte kanuni. Bajram Curri, nuk ishte i pajtimit që Kuna të martohej aty. Autori Sulejman Krasniqi, na rrëfen edhe për tokën pjellore të Hoçës së Vogël.
    Personazhe tjera të kësaj pjese janë edhe Voci, djali i Limit, Ymeri i Met Cufës, Beci, Shaip Spahiu. Figura e Bajram Curri është figurë unifikuese, figurë e cila shërben për ngitjen e moralit dhe  trimërisë tek populli shqiptarë. Ai është çdo herë i pari, ai mundohet t’i zgjidhë problemet dhe hallet e poppullit, i cili ishte nën sundim.


1.7   KREU I GJASHTÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      “Të enjtën pas mesnate, u nisëm nga Hoça e Vogël. Gallaku është krahinë e Kosovës, shtrihet në verilindje të Prishtinës. Ishim gjashtë kalorës.”[4]Kështu e fillon autori  kreun e gjatë VI-të. Autori paraqet figurën e Bajram Currit, Haxhi Zekës, Ymer Prizerenit,  të cilët kishin si qëllim, daljën në ndihmë të plagosurve, të cilët kishin pësuar nga forcat serbe, në Vranjë, Bujanovc, Nishë, Medvegjë, Prekuple.   Bajram Currit, Haxhi Zekës, Ymer Prizereni morren iniciativë, mbledhjen e batanijeve, grurit, pemëve, gjërave të ndryshme për t’i ndihmuar, popullit të vuajtur. Populli shqiptarë kishte pësuar  masakra të tmerrshme, lufta në mes të Rusisë dhe Turqisë, kishte marrë hovin e saj.
      Vahide Hoxha, ishte një grua, e cila kishte përjetuar tmerre të papara, ajo kishte parë me sytë e saj, se si burrit të saj Deli Bukaniku, ia kishin nxjerrë sytë me dru të ndezur. Ajo ishte tmerruar nga masakrat serbe ndaj popullit shqiptarë. Nga dhuna dhe represioni serbë nëntëdhjetë mijë shqiptarë, nga krahinat e Nishit, Kurshumlisë, Vranjë, Përkuple dhe Bujanovc, ishin larguar për në Kosovë.  Bajram Curri, me shokë kishte mision, rehabilitimin, srehimin e tyre, mjekimin e të plagosurve.
      Në këtë pjesë dominon dialogu, ndërmjet Bajram Currit dhe Vahidës, dhe Deli Bukanikut, po e paraqes një pjesë nga romani, kreu i gjashtë. “-Cili je ti, o bujar? –Jam dashamirë, Bajram Curri më quajnë. Jam prej Gjakove.”[5]Kjo bisedë zhvillohet gjatë kohës sa zhvillohet aksioni për ndihmë.
      Vahide ishte e tmerruar me atë që kishte parë, forcat serbe nuk kursenin asnjë metodë që të bënte shpërnguljen masive e shqiptarëve. “Më mirë të  më kishte goditur rrufeja, sesa të shikoja të fejuarin tim në atë gjandje. Ia kishin shpuar sytë me hunj të ndezur.”[6]  Kosova lindore kishte një numër të madh të shqiptarëve, forcat serbe, bënë çdo të mundur, për t’i asimiluar ata, kurse në të njejtën kohë bën pruarjen e sllaveve, në trojet shqiptare. Vahidja është një personazhe e cila është deshmitare e gjenocidit, ajo rrëfen ngjarjet e tmerrshme.

 
1.8  KREU I SHTATÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Personazhet e kreut të shtatë janë: Abdyl Frashëri, Fatos Sahatçiu, Riza beu,  Ceni, Abdullah pashë Dreni. Fëmijët e bejlerve, të cilët kishin si qëllim vrasjen e Shaq Currit, u organizuan rreth një formacioni ushtarak i cili quhej Padisha-allah. Ky formacion punonte ditë e natë që shqiptarët të mos formësohen. “Të gjithë bijtë e oficerve e të nëpunësve osmanllinj, që i quanin  bijtë e efendilerëve, kishin formuar çetçn e tyre me emrin <<Padishah-allah>>. U habita kur mora vesh se në krye të saj hordhie ishte vënë i biri i taksibashit, Sabah Kezi.”[7]Sabah Kezi ishte prijës i çetës, ai kishte në mendje punë të liga, mendonte çdo herë të vepronte kundër njerëzve të pafajshëm. Kjo çetë mori vendim që t’i sulmonte shtëpitë e fëmijëve shqiptarë, gjatë natës, gjatë sulmit, çeta <<Padishah-allah>>, pësoi humbje, udhëheqësi i saj Sabah Kezi, u morr peng.
      Si kundërpërgjigje, fëmijët shqiptarë formuan një çetë me emrin <<Shqiptar-zjarrm>>, e cila do t’i mbronte shqiptarët e pafajshëm. Figura e Bajram Currit, paraqitet heroike, figurë e kompletuar.

1.9  KREU I TETÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreu i tetë, paraqet tematikën, pas 10 qershorit 1878, ku më këtë datë u mbajt Lidhja e Prizerenit, e cila kishte si qëllim çlirimin e gjithë trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre, në një shtet, me emrin Shqipëri. Populli shqiptar ishte ndarë padrejtësisht në shtete të ndryshme. Kryesuesi i Kongresit të Berlinit, që në roman e quan “Pismarku”dhe shtatë krajlat e vendeve si: Anglia, Italia,  Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Gjermania dhe Turqia, kishin krajlat e tyre në këtë kuvend, i cili bëri ndarjen e tokave shqiptare padrejtësisht, duke i plotësuar objektivat e Malit të Zi dhe  të Serbisë. “Atje, në Berlin, qenkësh kurdisur një defter i zi, ku paskëshin hedhur firmat të shtatë kralët për coptimin dhe tjetërsimin e disa tokave të Shqipërisë.”[8]Perfaqësues i Lidhjes për në Gjakovë u vendos Abdullah Dreni. Një rol tjetër kundër shqiptarëve e patën edhe priftërinjët ortodoks, të cilët bën punën edhe të agjentëve  dhe të përhapjës së urrejtjës ndaj shqiptarëve.



1.10 KREU I NÊNTÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

            Bajram Curri, nuk kishte një mendim dhe qëndrim të mirë ndaj Abdullah Drenit, ai nuk ishte i pajtimit që Shqa Curri, të kishte miqësi më të.  “Më brente njëfarë zemërimi  memec përbrenda. Nuk më pëlqente miqësia e tim eti me të.” [9]
Personazhi tjetër Ahmet Koronica, shfrytëzon me mençuri, zënjën rob të Sabah Kezit dhe shokëve të tij, duke detyruar ata që të tregojnë të vërtetën se pse kishin sulmuar shtëpitë e bashçevançve. Të gjithë fëmijët fajsuan Sabah Kezin, Ahmet Koronica shfrytëzoi këtë rast, duke u ankuar të Porta e lartë.   Këtë pjesë e karakterizon martesa e Vahidës me Deli Bukaniku, dy të përndjekur nga forcat sebe, nga trojet e tyre, për në Kosovë. Këtë dasëm e organizon Shaq Curri. Ishin bërë gjitha përgatitjet, ashtu siç është ma së miri. Këngëtarë e kishin zgjedhur Gafurin, një figurë me vlerë, këngëtar i dalluar. Ai kërkoi që të anëtarësohet në çetën e shqiptarëve e cila u quajt     <<Shqiptar-zjarrm>>. Gjatë bisedës në mes të Bardhecit dhe Gafurit, Gafuri e kushtëzoi këndimin e tij me anëtarsimin në çetë. “- tha Gafuri; - nuk këndoj po s’më dhatë fjalën se do të më pranoni në çetën <<Shqiptar-zjarrm>>!.”[10]Bajram Curri, e pranoi vullnetin e tij që ai të jetë pjestarë i çetë, Gafuri, u gëzua, kënga, festa vazhdoi, pa u ndalur. Gafuri i këndoi këngët e bukura, me tematikë patriotike, e cila shkaktoi emocioan dhe ndjenjë atdhedashurie, po i shenoj disa vargje më poshtë:
                    “<< Ra kuçedra në Leskoc,
                                 Nata u dogj në Bujanoc
                                 Ç’janë ata që nxijnë si bloza?
                                 -Nuk janë njerëz, janë baloza!
                                 Ç’kërkojnë n’troje të shqiptarisë
                                Teshezijtë me fytyrat pis?>>”[11]
Ajo që këndonte Gafuri, nuk ishte këngë, por një histori, ngjarje reale e ndodhur tek populli shqiptar, ai i paraqet vuajtjet, masakrat e popullit shqiptar.

1.11KREU I DHJETÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreu i dhjetë paraqet, ftohjen e marrëdhënieve ne mes të Shaq Currit dhe Abdullah Drenit. Shaq Curri kishte marrëdhënie të mira me Abdullah Drenin, por për shkak që Abdullah Dreni, kishte devijuar nga qëndrimet e tij dhe të Lidhjes së Prizerenit. Qehajai, (truprojë) e Abdullah Drenit, kishte shkuar ta thërras Shaq Currin, në sarajet e tij. Truprojen e vret Shaq Curri, pasi ai e kishte fyer me fjalë. Ai kërkoi që Shaqa të vinte dhe t’i ndihmonte Abdullah Drenit, që ta mbronte mysafirin, i cili ishte nga Porta e Lartë, e ai ishte Mehmet Aliu.
    Për vrasjen e truprojës së Drenit, kishte fjalë të ndryshme, sepse sipas kanunit njeriu nuk duhet të vritet në shtëpi. “-Ç’marre u le djemve prapa, o Shaq Curri?! Si u vritka i huaji në konak!”[12]  Shaq Curri largohet në mal, bën jetën e komitit, Abdullah Dreni, kishte shkelur besën e dhën, kishte shkelur parimet e Lidhjes së Prizrenit, kishte pranuar që Mehmet Aliun ta mbante në sarajet e tij.  Abdullah Dreni, ishte joshur nga madhëria e Sulltanit, kishte pranuar, që t’i tradhëtonte shokët e tij dhe të vihej në shërbim të Mehmet  Aliut, duke thënë se: “<<Bëj ç’të dua në shtëpinë time. Nuk mund të më japë urdhër kurrkush! Pashanë e kam mik. E ka dërguar babasulltani. Jo vetëm që do ta mbaj në shtëpi e ta mbroj, por do ta përcjell gjer në Plavë e Guci!...>>.”[13]Shaq Curri ishte burgosur  në sarajet e Abdullah Drenit, fshatarët ishin vërsulur në drejtim të sarajeve për ta shpëtuar Shaq Currin, ishin shkaktuar shumë të vrarë dhe të plagosur, Bajram Curri ishte plagosur, Shaq Curri është vrarë.
    Beslidhja shqiptare, vret si hakmarrje Mehmet Aliun. “Marshalin Mehmet Ali e shpuan shumë pluma, megjithatë ai luftonte si ndonjë bajloz. Col Delia hyri perms flakëve, ia hoqi kryet marshalit, por, tek po dilte me  të të ngulur majë shpate, kërcet batareja, vritet Coli…”[14]Kryengritësit të mllefosur ndaj pabesisë së Abdullah Drenit, e morën peng atë dhe e vranë në mes të Gjakovës. Fjalët për vrasjën e Shaq Currit, nuk kishin të ndalur, Ceno-ja, i thotë Bajram Currit, se babain e vrau Qerim Deliu nga Geghyseni, gjithashtu edhe plaku Met Cufa, shoku i Bajram Currit, pohon se Qerim Deliu, ishte vrasësi i Shaq Currit.
    Bajram Curri vendos bashkë me Met Cufin, që të shkoj te Qerim Deliu, që ta pleqnojë punën e vrasjesë së Shaq Currit. Qerim Delia e pranon se kishte vrarë Shaq Currin, por në të mirë të atdheut. “Të shkojmë në Geghysen, Qerim Delia, nese e vranë Shaq Currin, do të të flas me zemër të hapur.  Ai nuk di dredhi.”[15]Qerim Deliu rrëfehet, se kishte shkuar në sarajet e Abdullah Drenit, për ta shpëtuar Shaq Currin, e kishte hipur në shpinë, ai ishte i plagosur, Shaq Curri e lut Qerim Deliun që ta vret, sepse kishte rën pre e Abdullah Drenit, ishte mashtruar nga ai.
    Fisi i Krasniqëve dhe Gashëve ishte lidh në besë, që asnjë person të mos del i gjallë nga sarajet e Abdullah Drenit. Për këtë arsye Qerim Delia thotë që e kam vrarë, për t’i larguar hasmëritë ndërmjet popullit shqiptar.
    Qerim Delia thërret shtatë pleqnar, dëshmitar, zgjatë armën Bajram Currit, dhe i thotë që le ta qëlloj, Bajram Curri si trim i vërtetë, ia falë gjakun Qerim Delisë, sepse për  çështjën kombëtare nuk ish nevoja të derdhej gjak në vëlla vrasje, por gjaku të derdhet me pushtues.

1.2 KREU I NJÊMBÊDHJETÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreu i parafundit, ka të bëj me kërkimin e Kunës nga Voci dhe Bajram Curri, Kuna ishte larguar nga shtëpia, që para dy viteve, sepse nuk kishte pranuar që të martohet, me burrin e motrës, e cila e kishte mbytur veten. Bajram Curri e gjenë Kunën, e lutë atë të vie në shtëpi të tij, ajo pranon, nëna e Bajram Currit kujdeset për të.
      Ngjarje tjetër që e karakterizon këtë pjesë është edhe bërja e Bajram Currit, zot shtëpie, dhe prijës i Currëve. Bajram Curri ndërton shtëpi për refugjatët e ikur nga Presheva, Bujanovci, Medvegja. Bajram Curri merr vendim që t’i ndalet hovi Krajl Nikollës, sepse ai kishte synim pushtimin e Plavës dhe Gucisë.
`
KREU I DYMBÊDHJETÊ I ROMANIT  “Pushka top,  Bajram Curri!”

      Kreu i fundit paraqet luftën në mes të popullit shqiptar dhe atij malazez, ndërmjet Sulejman Vokshit, Mic  Sokolit, Rexh Avdisë, Shaip Spahiut, Ali Ibrës, Bajram Currit, Niman Syla, Isuf Sokoli, Filip Çeka dhe Mark Milanit me ushtri. Fundi i romanit paraqet fitoren e popullit shqiptar, edhe pse aty ishin vrarë shumë luftetarë shqiptarë.


Analiza ideotematike e romanit Pushka top, Bajram Curri!

      Sulejman Krasniqi, nëpërmjet romanit  “Pushka top, Bajram Curri!”, i cili ka temë historike, përçon tek lexuesit bëmat e Bajram Currit. Idea themelore e romanit është gdhendja e figurës historike, mveshja e saj me tipare burrërore tipike shqiptare.
      Bajram Curri i Sulejman Krasniqit është:
Djalë i familjës atdhetare qytetare
Djalë me kulturë kanunore
Djalë i guximshëm
Djalë besnik
Djalë i mençur.
      Boshti nëpërmjet të cilit zhvillohet tema e romanit është personazhi kryesor Bajram Curri. Prej Kapitullit të parë deri në kapitullin e dymbëdhjetë, autori në çdo kapitull tregon nga një tiparë, apo karakteristikë të Bajram Currit. Personazhi kryesor i romanit Bajram Curri ka nga një personazh, i cili e përcjellë nëpër kohë. Që në fëmijëri Bajram Curri edujohen nga halla e tij, ngasjen e kuajve e mëson nga Mic Sokoli, pleqënimin e problemeve ndërmjet fiseve të ndryshme në vend, e  mëson nga plaku i urtë dhe i mençur Metë Cufa, shtigjet e maleve, i mëson nga Haxhi Zeka, besnikërinë, si vyrtyt tipik i shqiptarit të malësisë, e merr nga prindi i tij, Shaq Curri.
      Personazhet që e karakterizojnë këtë roman  janë: Shaq Curri, Lokëmadhja, Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Mic Sokoli, Ymer Prizereni, Met Cufa, Haxhi Zeka, Rexhë Avdia, Ali Ibra, Çel Shabani, Niman Syla, Filip Çeka, Bardheci, Qerim Delia, Mehmet Aliu, Abdullah Dreni, Lim Qarri, Dervish Shuri, Voci, Tahë Toska, Sali Beka, Binak Alia, Bajro Oruqi, Çaush Xeli, Shaip Spahiu, Ali Ibër Neza, plaku i Grudës, plaku i Shalës, plaku i Mirëditës, plaku i Hasit Fatos Sahatçiu, Riza beu, Ceni, Vahide Hoxha, Deli Bukaniku, Bismarku, shtatë krajlat, plaku i Buzëve, Dini, Tahë Çabrati, Emrush Krena, Kuna, Niman Syla, Luf  Barie, Sihab Brusa, Aksha, Byrryti, Gafuri etj.
      Antagonistë të personazheve shqiptarë janë: Mark Milani, Blazho, ushëheqës të forcave malazeze.




Analiza e strukturës e romanit Pushka top, Bajram Curri!

     Me analizë tëstrukturës kuptojmë mënyrën, se si është ndërtuar romani Pushka top, Bajram Curri!. Si çdo organizim gjuhësor vepra letrare ka një temë, rreth së cilës shtjellohet i gjithëmateriali gjuhësor.
 Tema e romanit Pushka top, Bajram Curri!

      Romani Pushka top, Bajram Curri!, përbëhet nga  224 faqe, formati i librit 70x100/32, e ndarë në dymbëdhjetë kapituj (Krer). Tema e romanit ështëhistorike, lufta e popullit shqiptarë për liri. Kush i prin trimave, në luftën e tyre për liri? Në këtë roman, protagonisti kryesor Bajram Curri, në asnjë moment nuk ndalët së luftuari për liri. Bajram Curri me shokë lufton kunër Perandorisë Osmane, e cila kishte si qëllim që tokat shqiptare të jenë nën sundimin e saj, luftonte kundër forcave sllave, sidomos malazeze, që bënin pazare me forcat turke, për pushtimin e  tokave shqiptare, Plavë e Gucisë, gjithashtu gjuhën e gjarpërit duhej ta përdorte edhe kundër shqiptarëve të cilët ishin dorë e djathtë e pushtuesit.

3.1 Fabula  e romanit Pushka top, Bajram Curri!

“Fabula është imitim i një veprimi; me fjalën <<fabulë>>  kuptoj të lidhurit e një vargu ngjarjesh”[16]
      Ngjarjet kryesore të romanit përbëjnë fabulën e romanit, ndër ngjarjet kryesore të romanit janë:
-Lindja e Bajram Currit në karrocën e burgut, ishtje një lindje jo normale.
-Vrasja e imamit të xhamisë, ku mësonte Bajram Curri, nga Rexhë Avdia.
-Organizimi i fëmijëve në çetën Shqiptar-zjarrm.
-Tradhtia e Abdullah Drenit, mos mbajtja e fjalës, kalimi në krahë të forcave turke.
- Pajtimi i gjaqeve, nga pleqt e Hasit, Mirëditës, Grudës, Hasit, Bajram Curri, ndërmjet faniljeve të Tahë Toskës dhe Bajraktarit tëSisamakut.
-Mençuria dhe trimëria e  Met Cufës, Haxhi Zekës, Sulejman Vokshit, Mic Sokolit, për tiu kundërvën forcave pushtuese.
-Mençuria e Lokëmadhes, e cila u jepte kurajo trimave, që bëmat e tyre të shpërndahen tek popullata.
-Lufta e Bajram Currit me shokë kundrejt forcave turke e sllave.
-Ngjarjet e Lidhjes së Prizerenit, e cila kishte si qëllim mbrojtejen, çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.
-Kongresi i Berlitit, marrëveshja e shtatëkrajlave, për coptimin e trojeve shqiptare, etj.

3.4  Intriga   e romanit Pushka top, Bajram Curri!

     Konflikti ndërmjet personazhe në një roman ka të bëjë me intrigë, në këtë roman kemi mjaft epizode , ku paraqitet konflikti ndërmjet personazheve shqiptare, por edhe konflikti  ndërmjet personazheve shqiptare, me ato turke e malazeze.
-Konflikti i Shaq Currit me Çaush Xelin
-Konflikti i Bajram Currit me Çaush Xeli
-Konflikti i Bajram Currit me Abdullah Drenin
-Konflikti i anëtarëve të Lidhjës së Prizerenit (Ymer Prizerenit, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit), me forcat turke
-Konflikti i Rexhë Alisë me imamin e xhamisë, i cili i torturonte fëmijët shqiptarë.
-Konflikti i Bajram Currim me shokë, me forcat malazeze, (Mark Milanin).

3.5   Motivet    e romanit Pushka top, Bajram Curri!

      Motivet e romanit janë njësi të vogla që e plotësojnë temën në tërësi, motivet kryesore që e karakterizojnë këtë roman janë:
-Motivi i luftimit të vëlla-vrasjes, ngritja e moralit tek luftëtarët, ngritja e atdhedashurisë etj.

3.6 Subjekti   i  romanit Pushka top, Bajram Curri!

      Ngjarjet e romanit janë të lidhura në mënyrë  kronologjike. Autori rrëfen për personazhin kryesor, që nga paralindja e tij, kur ishte në barkun e nënës së tij, paraqiten luftërat, trimërit, secili kapitull është i  lidhur me tjetrin, në aspektin tematik.

4       Analiza e kompozicionit e romanit “Pushka top, Bajram Curri!

      Mënyra se si është ndërtuar një vepër letrare quhet kompozicioni i veprës. Romani përbëhet nga dymbëdhjetë kapituj, që në titull të romanit lexuesi e ndjenë tematikën e romanit. Vepra ka unitet të plotë, në roman kemi një linjë kryesore tematike, ajo është bëmat e heroit kryesor Bajram Curri, prej fëmijërisë deri në pjekurinë e tij. Bajram Curri ballafaqohet me peripeci të ndryshme, si bebe ai lind në karroce, pasi nënën dhe hallën ia kishin marrë peng, sepse prindi i tij Shaq Currim kishte vrarë disa ushtarë turq.
      Kemi edhe disa tema dytësore, të cilat e bëjnë romanit me vlerë, tema e ndalesës së vëllavrasjeve, ndër shqiptarët, e cila ksihte rrënjë të thella tek shqiptarët. Krerët e romanit janë unik, ato tregojnë nga një ngjarje për personazhin kryesor Bajram Curri, fundi secilit kapitull, përcillet edhe në fillimin e kapitullit tjetër.
      Në kapitujt e romanit dominon dialogu, dialogu i personazheve  dhe dialogu i narratorit me personazhe tjerë, narrator në këtë roman është personazhi kryesor, romani është shkruar në vetën e parë. Nga ky pikëshikim ndjenjat, emocionet e lexuesit rriten, lexuesi i përjeton ngjarjet nga afër, largësia në mes të narratorit dhe lexuesit është e vogël.
      Sulejman Krasniqi kështu e fillon romanin “Pushka top, Bajram Curri!”, “Të lindësh në një karrocë burgu  nuk është një ndodhi  dosido. E pra, unë kam lindur në karrocën e burgut e për këtë shkak nuk e nisa jetën si moshatarët e mi.”[17]Personazhi kryesor na rrëfen për jetën e tij, bëmat e tij, mendimet e tij.
      Veta e parë e karakterizon narratorin, tregimin e romanit, prej kapitullit të parë, deri në kapitullin e fundit.



[1] Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, “Sulejman Krasniqi -Veprimtaria atdhetare”, fq. 21
[2] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 3
[3] Po aty, fq. 12-13
[4][4] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 106
[5] Po aty, fq. 112
[6] Po aty, fq. 115
[7] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 118
[8] Po aty, fq, 134
[9] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 143
[10] Po aty, fq. 149
[11] Po aty, fq. 150
[12] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 158
[13] Po aty, fq. 164
[14] Po aty, fq. 171
[15] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 184

[16] Aristoteli “Poetika”, fq. 63
[17] Sulejman Krasniqi, “Pushka top, Bajram Curri!”, fq. 3

Google+ Followers