Aforizma nga Sami Frashëri


Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz të pa mend.
Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy fjae të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formë të përsosur.
Duke gërmuar tokën, del  ujë.
Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
Qeveria e mirë lind nga rregulli dhe kujdesi.
Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut.
Martesa është një urë në mes shthurrjes dhe lumturisë.
Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri:  dituria, durimi, mjaftimi me atë që ka njeriu dhe drejtësia.
Cmiraku e grindaveci edhe sikur të zotërojnë tërë botën, s‘ mund të kënaqen, sepse për t ´u bërë ata të lumtur duhet të shkatërrohet gjithë bota.
Kush çmon, lavdon një ligësi, është më i lig se ai që e bën.
Lëmoje dhinë, pastaj mile.
Lajkat janë lak për gjuajtjen e njeriut.
Më i poshtri  njeri është si që kërkon mirësi nga një i poshtër.
S´ka faj më të madh se shpërdorimi i besimit.
Shtëpia që nuk i duket tymi, s´ka kuzhinë.
Është e lumtur ajo grua që s´ka vjehër dhe kunatë.
Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s´ka asnjë shije.
Mos prit pemë nga shelgu e hije nga hurma.
Gënjeshtari kapet më lehtë se topalli.

Marrë nga vepra e III e Sami Frashërit, Fjalë të urta, botim i i Rlindjes, 1978

Google+ Followers