Kalon një grua (Pjesë e shkëputur nga romani i Zyhdi Moravës, “Kalon një grua”)

Zyhdi Morava


Shuli i deres renkoi perseri nervoz dhe shqetesuaes.
Pas atij renkimi u hap dera dhe ne prag te saj u shfaq nje burre me shtat mesatar, te ngjeshur, mbi te pesedhjetat, nofullgjere, me sy te zinj e shkendijues, me mustaqe te zeza e te gjata, ngritur perpjete si dy brire te vegjel.
Pasi kaloi porten, i porsaardhuri ndenjti ne kemb dhe dy burrat e pane sy me sy, si te donin te zbulonin te njeri-tjetri ate qe i shqetesonte.
Te burgosurit, aq sa e deshirojne pranine e dikujt tjeter per te vrare merzine ciflitese, aq dhe i druhen asaj.
Rreziku me i madh mes tyre eshte spiunlleku. Tjetri ne qeli shpesh behet me i rrezikshem se hetuesi qe te ka futur brenda.
Dhe rrezikshmerija e tij qendron te nevoja per te folur, te deshira per te komunikuar, te hapja e zemres qe i behet bashkevuajtesit.
-Njatjeta! – tha i porsaardhuri.
-Eja, e ftoi i burgosuri i vjeter duke larguar batanijet e veta me prane murit, per t’i bere vend te porsaardhurit.
-Jam na Vlora, – tha burri mustaqelli.
-Qofsh shendoshe, kushdo qofsh e ngado qofsh! – iu pergjigj tjetri, une jam nga Tirana.
Vlonjati la trasten e tij prane thesit me ushqime te te burgosurit me te vjeter dhe ndenji kembekryq mbi gunen e hirte qe mbante kraheve kur erdhi. Sapo u rehatua, nga xhepi i xhaketes nxorri kutine e duhanit e ia zgjati tjetrit.
-Merr nga te mijat – i tha i burgosuri me i vjeter, duke i zgjatur paketen e shtrenjte.
-Pac faqen e bardhe, po nuk e dua, me japin kolle. Dhe zuri ta dridhte ne kutine e tij.
Pasditja ishte thyer. Nje pasdite qe dukej me prane mbremjes nga qe koha ishte e vrenjtur dhe e lagesht.
Edhe dy burrat e mbyllur ishin si dy mbremje te lageshta. Secili me hallin e tij. E fjale pas fjale, biseda mori udhe.
Ca nga deshira per te komunikuar – domosdoshmeri e njerezve – ca nga deshira per tu lehtesuar disi brengen, duke ia thene dikujt tjeter hallin qe gerryen shpirtin, i sapoardhuri nisi te tregonte historine:
“Para nje jave ishte nje dite e ngrohte vjeshte, nje nga ato ditet qe burrate moshes sone i zhyt ne mendime, i nxit ne kujtime.
Rrija ne oborr e gjerbja kafen, qe sapo me kishte zier plaka. Kam goxha shtepi, te bollshme, me tre kate, kisha menduar t’i lija rehat tre djemte. Me oborr te madh mbjelle me peme, agrume, te gjelbra ne kater stinet. Djali i madh zdrugonte bishtin enje lopate.
Mendohesha e ndiehsha i kenaqur. Me ate mbaresi qeme kishte ardhur ne demokraci e me tre djem si diva, si te mos isha i kenaqur?
Fale Zotit, nga gjema qe e madhe qe pllakosi Vloren vjet, shtepia ime pati shpetuar paq.
E di ti vella, c’e gjeti Vloren? Dic ke lexuar ne gazeta, dic ke pare ne televizor, po te gjitha ato qe ke pare e degjuar, jane nje prej gjeje ne krahasim me c’e ka gjetur Vloren: hataja e zeze, hataja!
As nga greku e as nga serbi s’e patem kete hata, por nga vetja, vella, nga vetja. Ke pare a degjuar zotrote per ndonje kafshe qe te haje veten? As une. Po vlonjatet hengren veten, o byrazer, hengren Vloren.
Sa e bukur ishe qenia!
U mbushen varrezat me lule e djalerise. Njeri jatren hengren. Sa e sa nena vune shamite e zeza mbi thinjat e leshrave. Nga bijte e njera jatres e paten. Sa e sa nuse te reja mbeten te ve me bonjake neper kembe! Nga cmenduri e burrave e paten.
Sa e sa femije mbeten udheve, pa ballare e pa kordhen e bukes. Nga marrezi e baballarve e pesuan, te shkretet!
Dhe bukuri e Vlores u rrenua, byrazer, u be si te mos ishte. Vloren e mbuloi e keqja. Nga kush? Te thashe, nga vete vlonjatet…
Keto po mendoja asaj dite te ngrohte vjeshte, para nej jave, tek gjerbja kafen e bluar e zjere taze, unjur ne oborrin e mbuluar nga jeshilleku, kur degjova nje lebetitje gruaje qe mu fut ne shtepi si tingull i nje kembane morti. Hodha syte andej nga vinte ajo lebetitje qe te ngjethte mishte dhe pashe nje mesogrua. Vraponte drejt nesh buzenxira, duke shkulur leshrat e duke logoritur, thua se i kishin shkulur zemren prej kraharori. Vinte drejt portes se shtepise time. Lashe mbi tryeze filxhanin me kafene e papire dhe, i shqetesuar, i dola para, I cela porten.
“Vella, briti ajo tek ndukte leshrat e kokes, ne paci nder e fe, me ndihmoni!…”
“C’hall ke, motro, c’te ka gjetur?”
“Cupen, shtoi kujen ca me teper, cupen, ma rrembyen cupen…”
“Ku? Ku? Qysh”
“Ca me pare, vella, poshte, te ullinjte, dy njerez me kapuc te zez ne koke, armatosur, na dolen para e pa e zgjatur u hodhen mbi vajzen, ma cqiten nga duarte. U hodha mbi ta per ta mbrojtur, po me flaken tutje si lecke. Ishin te forte, qente!
Nga fjalet e saj me qene ngritur floket perpjete. Edhe une kisha nje vajze ne ate moshe e, mendova se c’tmerr do qe te me kish ndodhur mua ajo qe i kishte bere vaki asaj fatzeze. Ndaj mu ngriten floket perpjete.
“-Kur keshtu?” – E pyeta.
“-Ja sakaq”.
“-Nga shkuan.”
“-Moren perroin perpjete.”
“Futu brenda, i thashe”.
Ime shoqe dhe vajza kishin mbetur ne oborr, ne kembe, te pataksura. Djalit i kishte ngrire zdruku ne dore.
“Armet!”, i sokelliva.
Ai rendi brenda dhe shpejt doli me dy automatike ne duar. Pas hapjes se depove ne repartet ushtarake vjet ne mars, si shumica e shtepive shqiptare, e jona ishte plot me municion. Ia rrembeva nga duart njerin prej automatikeve dhe u sulem drejt grykes se perroit. Shpejtonim aq sa mundnim. Po t’i arrinim pa u futur ne ullishte, do t’i shtinim ne thonj. Dhe patem fat. Fatin e zi, thuaj! I pame nga larte tek hiqnin oshe neper guret e zallit, ate cupuline qe qante e blegerinte si shelege, kur e shpien per ta therur.
“Ti merr ne shenjester ate ne te mengjer, i thashe tim biri, une kete ne te djathte”.
Dhe u thirra te ndalonin. Ne vend te pergjigjes, njeri prej tyre leshoi nje bresheri andej nga ishim ne.
“Bjeru!” – i thashe djalit.
Dhe njeheresh qelluam te dy. Dhe qelluam ne shenje. At u keputen dhe rane ne dy anet e vajzes, qe mbeti ne kemb e hutuar, e cmeritur. U versulem drejt saj e ajo u versul drejt nesh, sycakerritur, rrobashqyer, e gjakosur, ne prag te cmendurise. M’u hodh ne gryke, me shtrengonte fort e qante, qante me renkime. Ata qener e kishin shkalafitur. Gjinjte e saj te fresket e te beshem ishin jashte, per turp te Zotit! Dhali hoqi xhaketen dhe ia veshi nga perpara.
“Shko e shihi, i thashe, zbuloj ata muter, hiqua kapucet e zinj”.
Djali iku lehte si djaleria. E ndoqa me sy, krenar per nje bir si ai. E pashe qe u perkul, i zbuloi dhe…u kthye nga une.
“Baba!”
“Ce?”
“Eja!”
“Leri halete aty ku jane”
“Eja baba, eja!…”
I dridhej zeri. Lashe vajzen aty ku qe dhe renda drejt kufomave. I pashe dhe i njoha. Ishin dy djemt e mi, me te vegjlit. Ptuh! Beshtyva mbi ta. Dhe akoma nuk e di mire nese peshtyva ata, apo fatin tim qe ne moshe te thyer me beri vrases, vrases te bijeve te mij.
Mora nga supet djalin e madh, u bashkuam me vajzen qe dridhej e qante dhe te tre, lidhur nga nje fuqi qe s’e them dot, u nisem drejt oborrit ku plot ankth e merak na prisnin dy grate dhe cupa ime.
Kur u futem ne oborr te shtepise; cupa qe kishte veshur nga perpara xhaketen e djalit tim te madh u leshua duke qare drejt semes dhe u perqafuan me aq dhembshuri. Ime shoqe me shihte ne sy e cakeritur.
“C’ishin ata faqezinj? – Pyeti ajo
“Tet Bij” – iu pergjigja, duke ia grisur syte me sy.
“As klithi, as vuri kujen, as shkuli leshrat. Vetem leshoi nje renkim te lehte, si tembytur, dhe shtrengoi ne gji cupen tone qe shpertheu ne denese.
I shihja ato dy gra qe shtrengonin ne gji secila bijen e vet e m’u dhimbsen, te dyja njesoj.
“Motro, i thashe gruas se panjohur, kam nje fjale me ty.”
Ajo s’ma ndante veshtrimin, plot mirenjohje.
“-Fole, zotrote.”
“-Ku e ke burrin?”
“-Ma hengri deti, ma gllaberoi Otranto vjet, me aq e aq te tjere.”
“-Athere, mba vesh: Tet bije e dua nuse per djalin e vetem.”
“Qofte e bere, gjegji ajo, ju jeni nderi im, nderi i sime bije dhe fati i saj.”
Pashe nga djali qe me shihte me sy habitur.
“-Si thua biro?”
“-Si te urdherosh ti, baba.”
“-Mire. Tani shko ne polici, lajmero per cka ka ndodhur dhe u thuaj se i kam vrare une. More vesh? Jo te dy, por une. Mos harro t’u cosh haber edhe atyre te bashkise, te vijne t’i marrin e t’i groposin si qente.
Tani shko! Na, degjo ketu, kur te kthehesh lajmero miq e dashamire. Te vijne sonte nga une, kemi dasem.”
“-Si te urdherosh ti, baba.”
Dhe iku.
“Kurse ti grua, iu ktheva sime shoqeje qe dridhej e qante pa ze, fshij ata lote dhe sillme thiken me te mprehte; do te ther shelegun. E pervishju bakllavase. Sot kemi dasem, martojme djalen. Tani futuni brenda e visheni nusen, pas pak vijne miqte, Levizni!”
Pa erdhe miqte e nisi kenga. E nisi vallaja. Vu, rakia e mezete. Asnjeri s’dinte c’kish ndodhur. U ndez hareja. Kerceja e kendoja me teper nga te gjithe. Shpesh merrja ne valle dhe tim shoqe. Dhe ajo qenia edhe se nene, s’e jepte veten.
Pastaj me thane se kishin ardhur ata te policise.
“Kendoni, u thashe miqve duke dale, kerceni, beni qejf, tani vij.”
Me te dale ne oborr me rrethuan.
“-Ne emer te popullit, thane, je i arrestuar.”
“-Cili eshte shefi juaj?” – Pyeta qetesisht.
“Une” – u pergjigj nje burre i zymte.
“-Jo sonte, i thashe, neser ne saba vij vete. Jo sonte, kam dasem.”
Ai u mendua nje cast, nje cast tjeter u pame sy me sy. U tha te tijeve;
“-Ikim.”

Google+ Followers