Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja |
-
Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
-
Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë në Suedi
-
Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në
Suedi
-
Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi
- Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi
- Qendrës
kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås
- Ambasadës së
Republikës së Shqipërisë në Stockholm
- Ambasadës së
Republikës së Kosovës në Stockholm
- Ambasadës së
Republikës së Maqedonisë në Stockholm
- Personaliteteve
dhe bashkatdhetarëve tanë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë
Të nderuar bashkatdhetarë!
Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë
Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë.
Njoftim i shkurtë
Fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara
nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga
Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i
përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me redaktor
Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri. Fjalori ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri
gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka
patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë
përdoruesish.
Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara
nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze
për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është
Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe
Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare Shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të
Leksikografisë në Institutin Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është
bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të gjerë përdoruesish,
duke qenë present edhe në Internet në adresën “ Svensk-albansk lexicon ligger
nu på webben tillsammans med de adra lexikcon online lexicon på adressen: http://www-lexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml
Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh
kuptimore, sinonime, thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra.
Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4
gjuhësh:
Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer
Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena në Tiranë më 2013.
Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve, suedeze dhe
shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, në të
dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlerë për
leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt përmbush
të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është
punuar me kujdes të veçantë sa i përket makrostrukturës së tij dhe përmban
informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe
suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me vlerë për përdoruesit. Fjalori ka
anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë anë e siguron përzgjidhja e duhur
teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në fjalor janë trajtuar me kujdes
njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit të çdo zëri leksikografik,
përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Një punë jo e vogël është
bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori,
shkurtazi është kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë përpjekje të
gjenden njësitë gjegjëse të suedishtes;
- Në pjesën suedishte është përfshirë leksiku aktiv, jo
rrallë leksiku pasiv dhe ai potencial, për t´i dalë ballë fjalësit të shqipes;
- Në fjalor janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja,
fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaj me karakter ndërkombëtar, një
numër dialektizmash në mbështetje të vlerës së tyre objektive brenda
strukturës leksikore, dhe një numër termash më të përhapura profesionale.
- Është bërë përpjekje që të jepet gjithnjë kuptimi më i
përgjithshëm e më i saktë, ngjyrimet kuptimore, kuptimi figurativ dhe
përdorimet e tjera funksionale të fjalës;
- Për shumicën e fjalëve leksikore është dhënë përdorimi i
tyre në frazeologji dhe shembuj të shumtë ilustrues.
- Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të
fjalorit, e cila ka përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë,
morfologji, sintaksë, fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të
caktuar edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare.
- Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i
artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe
të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta
rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë.
Autori i kësaj vepre leksikologjike
shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori
janë: Dr.prof.
Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe
përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të
Prishtinës, Mr. Dalina Gurra, Suedi, dhe Mr. Suzanna Holm, Suedi. Me këtë rast dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time
të sinqertë për ndihmën e vlefshme që dhanë, që ky fjalor shumë i pritur ta
shohë dritën e botimit në Shqipëri. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë
dhënë: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping, Drejtoresha e Përgjithshme e
Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi dhe Lavdie Cenmurati. Dua
të falëndeeroj Zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në
punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është
Shtëpia Botuese Toena në Tiranë.
Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja
Adresa:
BOKIMPORT EXPORT DAJA
C/O S. Zendeli Daja
Storgatan 13
386 31 Färjestaden, Sverige
Tel 0046 (0)485 34779 b.
Tel. 0739 133 755 c.
E:post; szdaja@netatonce.net
Me autorizimin e autorit
shkrimine e dërgoi për botim Sokol Demaku