"Kalvari" i mbramë për patriotin Kaçorri

Nga Pjeter Logoreci

Portreti i DOM NIKOLLË KAÇORRIT nga Arben Morina


Në Austri e sidomos në Vjenë e në Graz, kanë studiue e punue shumë shqiptarë nga të gjitha trevat e vendit. Nga studimet, librat, artikujt e ndryshëm asht e njohtun vepra e aktiviteti i tyne, në të gjitha lamët e shkencës, letërsisë, artit, gjuhësisë në periudha të ndryshme. Për shqiptarët që jetojnë sot në Austri, asht temë e shpeshtë bisedash, njohja e aktivitetit të ktyne figurave apo zbulimi i ndonji dokumenti apo episodi nga jeta e tyne. Disa vjet ma parë më rastisi të kapë fillin e nji bisede mbi Imzot Nikolle Kaçorrin, për të cilin dija shumë pak (çka kishim mësue në shkollën e programet e regjimit komunist), por në bisedë me klerikun e misionit katolik në Vjenë, Don Izak Doda mu zgjue dëshira për me marre vesht ma shumë rreth kësaj figure që vuni themelet e shtetit të parë shqiptar. Don Izaku kishte fillue me ndjekë gjurmët e jetës së Kaçorrit në Vjenë, e po kërkonte me ndihmën e administratës së varrezave qëndrore të Vjenës, të dhëna për gjetjen e varrit të tij. Tue mos pasë kontakte të shpeshta, nuk pata dijeni se deri ku vazhduen kërkimet e tija për Kaçorrin. Ma vonë ndigjova që një nga pjestarët e familjes Kaçorri, kishte kërkue ndihmën e ambasadës shqiptare në Vjenë, të cilët e kishin vënë në kontakt me varrezën qëndrore të Vjenës, prej ku ishte marrë e saktë adresa e varrezës së patriotit. Kërkesës së familjarit për nxjerrjen e eshtnave, administrata e varrezave i ishte përgjegjë negativisht, tuj gjetë si shkak ndodhjen e nji peme pranë varrit, e cila me hapjen e gropës në thellësinë 3 metra do të damtohej ose rrëzohej.
Ma pas gjithshka u la në heshtje. Kurioziteti për të vizitue varrin e Imzot Kaçorrit më bani që të vihem në kontakt me një punonjëse të zyrës së varrimeve me origjinë shqiptare e cila edhe pse shumë skeptike, më tregoj rrugën që unë duhet të ndjekë për exhumimin dhe transferimin e eshtnave të patriotit në Durrës. Në ktë kohë isha bashkëpunëtor i një instituti në Vjenë që ishte i angazhuem me projektet e Austrisë në Europën Lindore, ku futej edhe Shqipnia. Drejtuesi i saj Dr. Bernhardt Stillfried, një burrë shumë i njohtun në qarqet e larta politike e diplomatike, ishte njohës i mirë i vendit tonë dhe mbështetës i shumë projekteve austriake në të gjithë Shqipninë. Mund të përmend këtu bibliotekën e Institutit të Shkodrës, Shkollën teknike Austriake "Peter Mahringer" etj. Duke pasë mbështetjen e tij, unë konceptova dhe drejtova dy projekte të randësishëm siç ishte ai: Kërkime Arkivore mbi Ndre Mjedën (në ndihmë të studiuesit Mentor Quku) e Projektin NIKOLLE KAÇORRI (exhumimin dhe kthimin e eshtrave në atdhe) të herojt tonë kombëtar. Kujtoj që sapo ja propozova Shefit tim kte projekt, ai u tregue i gatshëm të ndihmojë, por më parë (ishte procedura e çdo projekti) duhej që të informohej për koston e projektit në fjalë. Ai më dha Ok-in e vazhdimit të projektit i cili i kushtoj institutit rreth 4500 Euro. Për dijeninë e lexuesit, vendosa që për ta ba sa me masive e të randësishme exhumimin e eshtrave të Nikolle Kaçorri, ti afroj bashkëpunim dhe informacion, bashkësisë katolike shqiptare në Vjenë ku edhe unë baj pjesë. Mora pëlqimin e institutit për kte bashkëveprim dhe bashkë me përfaqësuesin e misionit Pren Kolen formuluem kërkesat për mbështetje. Dëshiroj të theksoj që kleriku Pren Kola, atë kohë zyrtar në misioni (misioni ka ndrrue deri tashti 4 klerikë), vepronte sipas vendimeve të këshillit të misionit për çdo aktivitet e jo si person privat.
Azienda ime e takimeve filloj me nënpunësin e lartë të shtetit austriak RgR (Regierungsrat) Zotni Leopold Tichacek, i cili ishte drejtori i përgjithshëm i administratës së Varrezave të Vjenës. Mbasi e informova mbi projektin, ai ngarkoj nënpunësen e administratës qëndrore Z. Gabriele Grüll që të ndjekë procedurat e exhumimit mbasi të qartësohej vendosja e pemës afër varrit si dhe vendodhja e dy personave të tjerë të bashkëvarrosun në kte varr. U aktivizue ekspertiza e pemës nga inxhinieri Franz Tolloschek (nëse ajo damtohej me hapjen e varrit), nga i cili u konfirmue lejimi i hapjes së varrit, por pa prerjen e rrënjëve të pemës present. Mbas përgjigjes pozitive të ekpertizës, më 20 tetor 2010, i drejtova administratës së varrezave në Ëien, kërkesen zyrtare për nxerrjen e eshtnave të Nikollë Kaçorrit .
Në një takimi me nënpunësin kryesor të varrimeve, Zotni Kotzik, mbasi i bëra atij të njohun firmën garant që i priste eshtrat në Rinas, u firmos kontrata për exhumimin dhe riatdhesimin e eshtrave të NIKOLLE KAÇORRIT në atdhe (Durres), ku shteti austriak merrte përsipër përkundrejt pagesës, nxjerrjen e eshtrave, plotësimin e dokumentacionit (pasaportës e çertifikatave të ndryshme), lejen në ambasadën shqiptare në Vjenë, magazinimin e sargut deri në ditën e fluturimit e bileten e avionit për sargun. Pagesa ishte e lartë mbasi duhej të pagueja edhe sargun për eshtra të dy personave të tjerë të cilët ishin po në të njëjtin varr me Kaçorrin, por në thellësinë 2m (burrë e grue).
Dita e hapjes së varrit u caktue 1 shkurti. Ishte një ditë shumë e ftohtë ku temparatura arrinte në minus 10°. U gjenda në varreza rreth ores 07 së mbashku me dy pjestarë të misionit katolik (Pren Kolen e Kastriot Deden). Gjatë gërmimit në thellësinë 1,5 e 2m, dolën eshtrat e bashkëshortve austriakë, Ferdinandit e Antonias, të cilët ishin të varrosur (i dyti) në distancë një metër me Kaçorrin, eshtnat e te cilit u gjetën rreth 3m thellë (siç parashikohej nga teknikët e varrezave). Nuk mund të përshkruaj përjetimin e momentit kur u gjeten ato, por emocionet me pushtuen krejt qenien time, kur pashe qe ishin te mbeshtjella në flamurin kombëtar shqipëtar, i cili si edhe eshtnat ishte i ruejtun mire.
Skepticizmi qe tregonin punonjësit e varrezave që mbas 94 vjetesh të kishim nje rezultat te mire, ishte i madh, prandaj gjetja e eshtnave ishte nji ngjarje pozitive për të gjithe grupin. Eshtnat u moren po atë dite nga punonjesit e varrimeve per tu depozitue në frigoriferi deri ne diten e fluturimit per ne Rinas.
Me daten 6 shkurt në bashkësinë katolike ne Vjene, u organizue nji meshe solemne per nder te Imzot Kacorrit, ku morën pjesë bashkatdhetar si dhe shumë të ftuar nga miqte austriake e perfaqesues diplomatike. Diten e 9 shkurtit 2011, sargu me eshtrat e Imzot Kacorrit mbas 94 vjetesh u ulen ne token shqiptare i shoqeruem nga Pjeter Logoreci (si perfaqesues i Institutit Österreichkooperation dhe Kulturvereinigungs) e kleriku Pren Kola (si perfaqesues i bashkise katolike shqiptare në Vjenë).
Dëshiroj të falenderoj për mbeshtetjen e interesimin personal, ambasadorin shqiptar ne Vjenë, Zotni Villi Minarolli me të cilin pata kontakte intensive informative per mbarevajtjen e projektit si dhe punonjësin e ambasadës Egin Ceka, i cili u angazhue me formulimin e perkthimin (sipas porosisë së Zotit Minarolli) të dokumentit për pranimin e eshtnave ne territorin shqiptar. U deshën shumë përpjekje per te marr miratimin dhe nje fond shtese nga Instituti, per blerjen e biletes per klerikun Pren Kola i cili si perfaqesuesi i misionit deshironte te udhetonte se bashku me mue per te shoqnue sargun ne drejtim te Rinasit. Sipas biletes ne duhej qe te arrinim ne Tirane para sargut, mbasi une kisha me vehte autorizimin per marrjen ne dorezim te sargut ne Rinas, por arritem ma vone, e sargu me eshtnat e Kacorrit ishte tashma ne duert e familjareve e te qytetarve durrsake, te cilit kishin ardhe per ta nderue firmetarin e pamvarsise. Vargu i gjate i makinave dhe autobuzave fillonte me ne krye makinen e Imzot Damian Kurtit (ku isha edhe une) i cili me shume pasion e dashtuni ka qene prezent me ndihmen e tij kudo ku bahej fjale per Nikolle Kacorrin. Flamuret shqiptare valviteshin e pankarta me fotografite e Nikolle Kacorrit ishin ngjitur kudo ne dritaret e makinave. Ne kte atmosfere festive e patriotike nuk ndihej pothuajse aspak mungesa e nji ceromonie per patriotin nga ana e shtetit si dhe mungesa e daljes te ndonji personaliteti te Arqipeshkvise te Tiranes. Kur arritem ne Durres, kisha e Shen Lucise ishte e mbushur plot me qytetare durrsake, te cilet edhe pergjate rruges kryesore na pershendetshin me respekt. Imzot Damian Kurti i kishte marre masat qe me ane te posterave te medhej te lajmeronte ngjarjen e vecante e te shume pritur per te gjithe. Nuk mund te pershkruhet gezimi i bashkeqytetarve, te cilet prenin me dashuri sargun e Nikolle Kacorrit. Une isha pamase i gezuar mbasi arrita te kurorzoj me sukses nje veprim qi kishte 94 vjet qe priste doren e dikujte. Fundin e projektit e kunorzova me procesverbalin e marrjes ne dorezim te sargut me eshtnat e Imzot Kacorrit nga Imzot Damian Kurti, dokument i cili se bashku me nje informaicon perfundimtare, duhej per mbylljen e dosjes.
Se fundit deshiroj te shkruaj dy rreshta ne shenje respekti e falenderimit per ate qe bani te mundun realizimin e ketij projekti, Dr. Bernhardt Stillfried i cili nuk jeton me. Burri qe perkrahu ndriçimin e figurave me te medha te kombit shqiptar si Nikolle Kacorri e Ndre Mjeda, ai qe nuk tha kurr jo, kur kerkohej vendimi i tij per programet ne ndihme te Shqipnise.
Pushofsh në paqe miku jonë! Shpresoj se emri i tij do të mbesë në memorjen e shqiptarëve e do të ketë mirënjohjen e qytetit të Durrësit e të gjithë Shqipnisë.

Google+ Followers