Fragmente dashurie të shkëputura




Remzi Limani

(Mexhid Mehmeti, “Tuna”, roman dashurie, shtëpia botuese “URA”, Prishtinë 2012)

Autori i këtij romani i veshur me petkun e dashurisë, bën kalkulimin e duhur dhe me kujdes të veçantë ruan baraspeshën ndaj botës së tij reale, për të mos u zhytur në mugëtirën e pa sy… nga e cila, pa dashje, para Perendeshave të Bukurisë u “vërbua” një botë e tërë!


Jo çdo kush mund t`i trajtoj dhe t`i shpalos lirshëm bardhësitë e formave vërbuese të femrës dhe dashurinë ndaj saj, e cila, që nga krijimi i botës mbeti pema dhe fruti më e adhuruar i botës mashkullore. Andaj, jo rastësisht, shkrimtari ynë i mërënjohur, Mexhid Mehmeti sikur na thotë: se vetëm përmes dashurisë jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Dashuria është fisnikërim i ndjenjave dhe lartësim i shpirtit. Ajo është ajo që e lëviz botën dhe ta lëviz edhe tepelekun e kokës, po qe se të përplas në prehërin e saj, e nje bukurie përrallore, siç përshkruhet Tuna, protagonistja e romanit në fjalë, e cila zë vendin kryesor në cilësinë e të dashurës së Milotit, i cili bie në lakun e aventurave sa herë që takohej me të. Andaj. gabim e kanë ata që mendojnë se mund te jetojnë edhe pa dashurinë e cila rrezaton nga sytë e prushtë të femrës. Pa femra do ishte bota ferr i vërtetë, ngase, femra e krijoi botën në kopshtin e saj plot aromë dashurie, që të jep frymë jete dhe kuptimin për të jetuar më të bukurën e kësaj bote. Bukuria nuk fshihet vetëm në trup, por edhe në shpirt. Trup e shpirt. Nga ky pikëshikim i autorit, femra është vatra e luleve më të bukura në botë. Ajo shfleton hartën erotike të trupit të saj dhe shikimet të ndalen para një fotografie eksplozive, e mbështjellë në afshin e ndjeshmërisë plot zjarr që lëkundin gjinjtë e zanave porsi dallgë deti.




Mexhid Mehmeti

Këtu, autori i këtij romani i veshur me petkun e dashurisë, bën kalkulimin e duhur dhe me kujdes të veçantë ruan baraspeshën ndaj botës së tij reale, për të mos u zhytur në mugëtirën e pa sy… nga e cila, pa dashje, para Perendeshave të Bukurisë u “vërbua” një botë e tërë!
Së këndejmi, dashuria nuk njeh moshë, fe dhe as frikë, na dëshmon rasti i Miloti, i cili edhe pse i mbështjellë me moshën e vjeshtës, ai bie në dashuri me Tunën qumështore, e cila, sapo ka shpërthyer në gjokse dhe sapo ka filluar ta ndjej shtysën e vetrtetë epshore në të – madje, e ngazëllyer nga një burrë dhe përvoja e tij, Tuna lezetare, me gjithë lakuriqësinë e saj vërbuese, pa e ndalur frymën e vakët, shpërthente në duart e një burri, i cili, këndshëm e përjetonte perëndimin e tij në sytë e saj plot zjarr e ulurima që shpërthenin deri në kupë të qiellit. Të mbështjellë me lakuriqësinë e tyre, Tuna dhe Miloti vazhdonin me ah-et e oh-et, e tyre, të ngjeshur trup me trup lundronin mbi barkën e Noes dhe, pa u ndalur ngarendnin drejt fundit të botës – nëse do ta gjenin… ?!?





Pra, së bashku me shtjellimet e ngjarjeve të këtij romani, duhet falënderuar Zotin, që na ka hedhur këndejpari në kopshtin e bukurisë për ta shijuar aromën e trupit të njomë. Në këtë kontekst, njohim shumë krijues nga bota e artit, të cilët u frymëzuan dhe bënë emra duke u marrë me të bukurën, e cila i lumturoi dhe ua fali shpirtin për të krijuar dhe për të qenë të lumtur me vetminë e tyre, duke e himnizuar femren në poezi dhe në prozë dhe duke u shndërruar ndërkohë në ëndërrimtarë të mëdhenj, me shpresen se ata sërish do t`i përqafoj arome e një gruaje, e cila, tashmë e ka derdhur flokun në prehërin e dikujt tjetër, i cili ndoshta nuk e meritoi? Femra kërkon prova dashurie dhe, kur e kupton se është e dashur nga dikush, atëherë, nxjerr në pah naivitetin për t`i humbur vlerat e saja dhe të atij që e deshi.
Pra, femra është një burim i pashtershëm frymëzimi, dhurata më e bukur që na e ka dhënë Zoti mbi dhe. Femra është një krijesë e brishtë që meriton të duhet, vlerësohet dhe admirohet. Femra, Fjala dhe Arma janë vlera të atilla që s’bën t’i ndash nga kraharori. Me të parën të zgjatet jeta, me të dytën e afirmon kombin në botë, me të tretën e mbron atdheun. Në këtë kuptim, autorit i urojmë jetë të gjatë, frymëzime të reja në afirmimi e vlerave kombëtare në fushën e letërsisë, asnjëherë pa e anashkaluar të bukurën, ngase, e bukura dhe dashuria na bëjnë të ndihemi të gjallë në mendje dhe në trup.
Romani i dashurisë “Tuna” i ngjizur nga mendja e shëndoshë e krijuesit tonë respektiv, në vetvete ngërthen edhe përditshmërinë e njeriut tonë nëpër vorbullën e shumë peripecive dhe dukurive negative të kohës, përmbysjen e vlerave njerëzore dhe ato kulturore  - si produkte të njeriut mediokër i ulur në fronin e kohës së pa frymë… Këtu pra, autori i romanit Mexhid Mehmeti, me të drejtë nxjerr në pah kohën e djallit, i cili, vazhdon rrugën njëkahore në një ngushticë mendore me instiktin e superioritetit të dëmshëm të sojit egocentrik, që e bën individin të krekoset dhe ta konsideroj vetveten qendër të botës së tij.

Google+ Followers