Fotot, cilët ishin 40 firmëtarët që vulosën Pavarësinë

Në 100-vjetor zbulohen jetëshkrimet e protagonistëve.


Plot 100 vjet që nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë të “mosvarme”.  Pas një shekulli histori të shtetit shqiptar, një nderim i veçantë për ata burra që dhanë kontributin e tyre në këtë ngjarje solemne, që u mblodhën në Vlorë për të firmosur Aktin e Pavarësisë, që shënonte një herë e përgjithmonë shkëputjen nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishte mbijetuar për 500 vjet. Ishin 40 burra, me në krye Ismail Qemalin, që nënshkruan historinë me firmat e tyre. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar, diplomatë, mësues, avokatë, klerikë…, të cilët udhëtuan nga Kosova, Struga, Ohri, kolonia shqiptare e Bukureshtit, Dibra, Shkodra, Korça, Berati, Elbasani, Lushnja, Fieri, Skrapari, Kruja etj. Me këtë rast ata vijnë përmes fotografish dhe jetëshkrimesh, të shkëputura prej faqeve të albumit historik “100 Vjet Pavarësi Kombëtare”, realizuar nga prof. dr. Aleksandër Meksi dhe Xhevair Lleshi. Një botim i shtëpisë botuese “Uegen”, që ndan kënaqësinë e njohjes së këtyre figurave të shquara, me lexuesin e gazetës “Panorama”.
































Google+ Followers