Per themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip


Nga Faik Konica
Botuar më 1897

Mbleta e mleta, mbleth e mleth, mblakem e mlakem, etj. – Ndë fjalët qi, si këto më sipër, nisin me letrat e mb-apo m-, si të dojë njeriu, më ëmbël dhe më mirë është të shuhet gjithënjë letra b: andaj gjithënjë shkroni mleta (jo mbleta), mleth (jo mbleth), mlakem (jo mblakem), etj.
Zbarth e xbarth, zgjon e xgjon, zbres e xbres, etj- Fjalët si zbardh, zbërthenj, zborak, xbres, Zbulesa , zgjon, zgjebe, etj..,të cilat, si mir e dini, mundin të nisin dhe me letrën x, duhet të marin gjithënjë z; andaj shkroni: zbarth (jo xbarth), zgjon (jo xgjon), zborak (jo xborak), dhe ashtu për të tjerat.
Mëmëdhe e mëmë-dhe, kryeqytet e krye-qytet, etj. Kur dy fjalë mblidhen bashkë dhe trazohen për të bërë një fjalë të re me shpirt të ri, si fjalët më sipër, është nevojë jo të afërohen me shënjim, po të treten njara me tjetërën, që të japin nja fjalë fare fare të re (si ndë gjuhërat hellenisht dhe gjermanisht). Përandaj, shkroni: mëmëdhe, kryeqytet, shpirtmadhësi, mirëbërës, dimërveshura Dhodhoma, etj, etj. (jo mëmë-dhe, dimër-veshura).
Pas, mbas. Pas do m.th prapa: pas natës, pas drekës, pas malit. Mbas d.m.th. si duket: mbas mëndes sime, mbas letrës që mora. Pas është si hl. …. si tq. den sora: (pas vdekjes, … , olum-den sora). Mbas është si hl. …(ungjilli mbas Markut, …), si tq. gjore (mbas meje, bana gjore). Pas thohet frëngjisht après derriere; mbas, thohet suivant, selon.
Nga prej.- Nga shkrohet para gjërave të pajetëshma: jam nga Tomori, mësova nga ditëtoria, çonju nga gjumi, ra breshër nga qielli, erdhi letrë nga Korfuzi  – thanë dolli Tafilbuzi. Prej shkrohet para gjërave qi kanë jetë, qofshin njerëz, qofshin bagëti: Mora letrë prej Thanasit, vivllë shkrojturë prej Kristoforidhit, dheu punohet prej kuajve edhe prej qeve.

Albania, 1897/2

Google+ Followers