Libri me i madh ne bote

Libri më i madh në botë, i cili ishte
bërë për rivendosjen e monarkisë,
do të hapet për ekspozim
për publikun për herë të parë në
historinë e vet 350 vjeçare.
Një tregtar holandez i quajtur Yohannes
Klencke ka bërë një atlas rreth dy metra
të lartë, për të cilin nevojiten gjashtë
veta për ta mbajtur, për monarkun e
kthyer në një ofertë për të fituar simpatinë
e tij në vitin 1660.
Tani do të jetë një prej atraksioneve në ekspozitën
e Bibliotekës Britanike, të titulluar
“Magnificent Maps: Power, Propaganda and
Art”. Peter Barber, i cili është përgjegjës për
koleksionet e hartave, ka thënë për atlasin e
Klencke-s: “Në një nivel është një ryshfet; në
nivelin tjetër është një mendjemadhësi intelektuale
që do të rrethonte të gjithë dijen e botës
në një libër.”
Atlasi përmban 39 harta, përfshirë ato të
kontinenteve të botës, Britanisë dhe vendeve
të tjera të rëndësishme europiane.
Rreth 100 harta të murit janë zgjedhur, disa
nga Biblioteka Britanike dhe të tjerat janë
marrë hua, për të përfaqësuar atë se si janë
përdorur gjatë historisë për të demonstruar
vendin e pronarit në botë. Rreth tri të katërtat
kurrë nuk janë ekspozuar për publikun më
parë.
Barber ka thënë se ka shpresuar se ekspozita
do të ndihmojë për të zgjeruar perceptimin e
qëllimit të hartave. Ai ka thënë: “Njerëzit janë
të fiksuar nga ideja se hartat janë diçka utilitare
për të të ndihmuar të shkosh nga A në B.”
Por gjatë pjesës më të madhe të historisë,
ato kanë qenë konservim artistik i elitës, krijuar
nga artistët dhe gdhendësit më të mirë
të kohës.
Tom Harper, kurator i ekspozitës, ka shtuar:
“Ato vazhdimisht janë përdorur për të bërë argumente
politike.”
Në mesin e atyre që do të ekspozohen është
edhe një hartë portugeze e botës e vitit 1623,
kur kjo perandori ishte në rënie.
Stema portugeze është përdorur gjerësisht
– madje edhe në Siberi.
Harper ka komentuar: “Mund të shihet si zemërim
kundër ikjes së dritës. Portugalia nuk ka
qenë aq dominuese siç është paraqitur, prandaj
kjo hartë është një formë e propagandës.”
Më e vjetra e ekspozuar do të jetë një fragment
i një pllake guri rreth një metër i shkëputur
nga një hartë e Romës e gdhendur,
rreth 20 metra e lartë, e vitit 200 pas Krishtit,
për të cilën Barber njëherë pat thënë se “ka
zbukuruar ekuivalentin e pjesës së planifikuar
të qytetit.”
Ekspozita ‘Magnificent Maps’ do të jetë e
hapur prej 30 prillit deri më 19 shtator. BBC 4
gjithashtu është duke punuar në dy seri televizive
mbi të njëjtën temë, të cilat do të shfaqen
në qershor.
Telegraph.co.uk

Google+ Followers