Anton Cehov, si ka qene

Nga Marian Fell*


Vitet e fundit te shekullit te nentembedhjete ishin te ngjyrosura per Rusine plot me medyshje dhe gjithkund mbreteronte merzia. Pika kulmore e vitalitetit ne vend, qe ishte arritur gjate luftes kunder turqve, ishte dobesuar shume ne fillimi te viteve '80, duke lene pas vetes nje nivel gati te vdekur apatie, i cili zgjati derisa jeta filloi te gjallerohej serish nga interesi i larte, qe po ngjallte Revolucioni. Gjate ketyre viteve tejet gri, vendi gati i shkrete dhe qytetet e fjetura provinciale te Rusise gati e varrosen nje fshataresi, e cila ishte skllaveruar nga mungesat e shumta dhe varferia e skajshme si edhe nje klase e larte e edukuar, qe ishte e skllaveruar tashme nga pertacesia dhe kotesia. Shumica e "intelektualeve", qe s'kishin edhe nje mundesi te vetme shkarkimi te energjive te tyre, ishin te kenaqur ta largonin merzine e tyre ne shishen e vodkes dhe ne lojera te pafundme letrash; ndersa vetem me idealistet ne kete atmosfere te mbytur gulconin per ajer, duke vajtuar me deshperim kunder kesaj jete, ne menyren sesi e shihnin ate dhe duke pritur me padurim nje shprese patetike per gezimin e njerezimit ne "dyqind apo treqind vitet" e ardhshme. Gjithsesi, mund te themi se kjo ishte nje tragjedi e paevitueshme e ekzistences se tyre dhe nje humor i vajtueshem i rrethinave te tyre, te cilat jane portretizuar me mprehtesi dhe simpati nga Anton Cehov, qe ishte ndoshta nga shkrimtaret moderne, me i dashuri ne ate kohe per ruset.

Anton Cehon lindi me 17 janar te vitit 1860 ne portin Taganrog te Detit te Zi. Gjyshi i tij kishte qene bujkrob, ndersa i ati ishte martuar me te bijen e nje tregtari dhe ishte vendosur ne Taganrog, ku gjate viteve te djalerise se Antonit, ai do perpiqej me veshtiresi te mbante nje tregti te pasuksesshme dhe te vogel ne fushen e pajisjeve. Te riut Cehov, shpejt i eshte ngulitur ne koke, mundimi i madh i familjes per te jetuar, varferia qe e kishte pllakosur dhe ndaj ai do flase me shume keqardhje ne vitet e para per femijerine e tij dhe punen e rende. Por, nderkohe- ai ishte nje qenie e bindur dhe nje natyre e mire dhe punonte plot gaz ne lokalin e te atit, duke pare nga afer pertacet e shumte, qe mblidheshin aty dhe rrefenin histori tallese, qe ai pas kesaj ne mengjes do t'i peshperiste ne klase duke marre te qeshurat e shokeve te tij. Shume ishin gjerat e ndaluara, te cilat ai i ngjalli nga puna e tij ne letersi, qe duhet thene se me vone do ishin te pakorrigjueshme.

Gjyshi i tij tashme kishte arritur qe te behej menaxher i nje cifligu afer Taganrog, ne vendin e stepes se eger te Don Cossacks dhe bash ketu, djali i vogel do kalonte veren e tij duke gjuajtur peshq ne lume dhe duke bredhur ne fshat i bronzuar, si te ishte ndonje jevg, apo duke mbjelle fara te kesaj dashurie per natyren, qe ai e kishte fituar gjate gjithe jetes se tij te re. Mbremjet, atij do t'i pelqente me shume ti kalonte ne kuzhinen e shtepise se pronarit mes njerezve punetore dhe fshatareve qe mblidheshin atje, ku ai vete merrte pjese ne lojerat e tyre dhe ulesh tok me ta duke i mahnitur te gjithe me mprehtesine dhe duke iu treguar vezhgimet e tij.

Kur Cehovi ishte rreth katermbedhjete vjec, i ati levizi bashke me pjesen tjeter te familjes ne Moske, duke e lene Antonin ne Taganrog. Tashti ndodhi qe tani ai krejt i liruar nga punet ne dyqan, filloi te perparonte ne shkolle ne menyre shume te dukshme. Ne moshen shtatembedhjetevjecare shkroi nje tragjedi te gjate, e cila u prish menjehere pas shkrimit, por ku ai tregoi flaket e mencurise, qe shpejt do ta perpinin drejt gjenise.

Ai mbaroi shkollen e mesme ne Taganrog me te gjithe nderet e nevojshme dhe u regjistrua ne Universitetin e Moskes si student i mjekesise dhe menjehere u zhyt me koke ne jeten e dyfishte si autor dhe si student, ne perpjekje edhe per te mbajtur familjén e tij qe ne kete kohe po luftonte shume per te jetuar.

Tregimi i tij i pare u shfaq ne shtypin moskovit aty nga viti 1880 dhe pas disa veshtiresish ai arriti qe te siguroje nje pozicion te perhershem, i cili e beri qe t'i botoheshin shkrimet ne disa periodike te vegjel, per te cilat gjate viteve si student, derdhi me sukses disa tregime me rradhe dhe skica mbi jeten e Rusise me nje shpejtesi gati te pabesueshme. Ai shkroi dhe me kaq vullnet na tregon gjate cdo hapesire minute ne dhomat e tejmbushura ku s'kishte "as drite dhe asfare ajer" dhe kurre nuk harxhonte nje dite me nje histori. Ai shkroi po ashtu ne kete kohe edhe nje drame plot gjak-dhe-bubullime, e cila eshte ndaluar menjehere nga censoret dhe fati i te ciles eshte krejt i panjohur, madje edhe sot e kesaj dite.

Audienca e tij kerkonte qe te qeshte per te gjitha gjerat qe shkruante, por edhe me sensin e tij te thelle te groteskut, e ne fakt edhe vete Cehov nuk kerkonte asgje me shume. Historite e tij, megjithese shpesh bazoheshin ne tema thellesisht tragjike, jane te depertuar nga drita dhe satira e holle qe i kane dhene atij ne kete kohe- reputacionin e nje humoristi te madh. Por, megjithekete, ne personin e Cehovit nuk kishte kurre buzeqeshje ne buze, ajo ishte thjesht nje nenqeshje dhe kenaqesia e tij qe shpesh fshinte vuajtje, jo rralle sillte edhe te qeshuren e tij qe shperthente deri ne lot.

Ky gjeni, qe ne te njejten kohe ishte kaq delikat dhe origjinal ne fillim u be subjekt i kritikave te ashpra, te cilat Cehovi i ndjeu mprehte dhe ndaj pershkrimi i Trigorin ne lidhje me "Pulebardhen" qe lidhet me gjyqet e nje autori te ri, duhet sqaruar se eshte vete nje vajtim i Cehovit mbi vete fatin e tij. Ai mbeti nje armik pasionant i te gjitha genjeshtrave dhe shtypjeve, te cilat edhe i kumtoi ne shkrimet e tij te hershme dhe me protesten kunder konvencioneve dhe ligjeve, qe ai pas kesaj i vendosi ne pergjigjen e Treplieff tek Sorin ne pjesen "Pulebardha" me fjalet: "Le te kemi forma te reja, apo asgje tjeter".

Ne vitin 1884, arriti te disiplinohej sepse u diplomua si doktor ne mjekesi dhe vendosi te praktikohej kryesisht ne profesion, megjithese shkrimet e tij nuk e lidhnin me me prirjen e tij te natyrshme, por ngadale po e dergonin drejt nje karakteri me profesional. Ai u linte gjithmone shteg te bertiturave, qe zakonisht i dilnin nga nje vend i larte dhe doktoret e tjere ne punen e tij jane terhequr me shume afeksion dhe shume kuptim ndaj figures se tij. Nese ndonje fliste jo mire ndaj doktoreve ne prezencen e tij, ai bertiste:"Stop!Ju nuk mund te kuptoni se c'bejne doktoret e ketij vendi per njerezit!"

Cehovi arriti qe te kuptoje me vone edhe influencen direkte qe kishte ushtruar profesioni i tij ne punen ne letersi dhe ngandonjehere edhe pendohej ne cilesine e shikimit te brendshem qe po i bente vetes se tij dhe qe i jepte atij edhe frymezimin, por nga ana tjeter, ai u be i afte per te shkruar edhe gjera te tilla si:"Vetem nje doktor mund te dije se cfare vlerash kane pasur njohurite mjekesore, qe kam marre deri me tani", dhe "Me duket sesi doktor, une kam pershkruar ne menyre korrekte semundjet e shpirtit tone". Per shembull, analiza e Trigorin tek "Pulebardha" per gjendjen shpirterore te nje autori, duhet thene se eshte quajtur me te vertete nje "diagnoze artistike."

Ne ate kohe, doktori i ri shkrimtar, pershkruhej si njeri modest dhe serioz dhe me flaken e nje zjarri brilant.

Ky bir i vertete i popullit, kishte nje shprehje ne fytyre, qe te sillte ndermend djaloshin fshatar me zemer te thjeshte; syte e tij ishin blu, shikimi i tij ishte i mbushur plot me miresi dhe inteligjence dhe manierat e tij ishin ende te painfektuara dhe fare te thjeshta. Ai ishte nje punetor i palodhur qofte mes pacienteve por edhe tavolines se tij te punes, ndersa drejtoi nje jete te te re me nje aktivitet pa ndalim. Mendja e tij e pa pushuar eshte dominuar nga pasioni i energjise per krijimin dhe ne gjithe karrieren e tij, mendonte ne menyre te vazhdueshme dhe krejt gjallerisht. Shpesh ndersa ngacmonte dhe bisedonte, ai do te shihej sesi papritur zhytej ne vetvete dhe pamja e tij do te behej krejt e fiksuar dhe e thelle, sikur ai te ishte duke u ankuar per dicka te rendesishme dhe teper te cuditshme. Atehere, befas, ai shfaqej duke bere disa pyetje te papritura, te cilat e tregonin sesa larg kishte bredhur mendja e tij, deri ne ate kohe.

Suksesi, qe kishte arritur deri me atehere, e kishte parakaluar shpejt edhe vete autorin e ri; ndersa koleksioni i pare i tregimeve te tij, qe u botua per publikun me vitin 1887, e me pas edhe nje tjeter ne te njejtin vit, paten nje sukses te tille menjehershem saqe edhe te dyja shkuan permes shume ribotimeve; por ne te njejten kohe, hijet qe erresuan punet e tij te mevonshme ne kete kohe filluan te pushtonin pak nga pak humorin e tij te shkujdesur.

Mendja e tij impresionuese filloi te merrte pak nga pak gjurmen e hirte te kohes se tij, por shume nga trishtimi i tij dukej se po ashtu lidhej me shendetin, i cili po i behej gjithnje e me i semure.

I lodhur dhe me nje kolle te vazhdueshme, ai shkoi drejt jugut ne vitin 1888, ndersa mori nje shtepize te vogel ne brigjet e nje lumi te vogel "I harruar ne peshq dhe gaforre" dhe e rrethoi veten me kete dashuri per natyren, gezimin ne pasionin e tij per peshkimin ne qetesine e fshatit dhe ne muziken e harese se fshatareve. "Dikush mund ta shese krenarisht shpirtin e tij", shkruan ai " per kenaqesine e te ndjeres se ngrohtesise te qiellit te mbremjes dhe rrjedhat dhe pellgjet reflektojne tejet perendimin erresisht te zymte". Ai i pershkruan vizitat tek fqinjet e vendit te tij dhe udhetimet e gjata ne mes te nje shoqerie te gjithe te gezueshme, gjate te cilave ai thote se "ne ushqeheshim per cdo gjysme ore dhe qeshnim derisa na dhimbte barku".

Por, shendeti i tij megjithate edhe pas kesaj nuk u permiresua. Me 1889, ai filloi te kishte goditje prej shqetesimeve te vazhdueshme ne zemer dhe natyra e tij e ndjeshme artistike dukej tashme qe e mbante lodhjen, te cilen e kane bere goditje te tilla. "Po ecja ngadale ne tarracen ku ishin mbledhur njerezit", thote ai-"e ne koke me rrinte mendimi se do ishte shume e veshtire dukja ime nese do te rrezohesha dhe te vdisja perpara syve te gjitheve".

Ishte kjo gjate nje periudhe te re tranzitore te jetes se Cehovit, ku shpirti i tij i rinise tashme kishte rene dhe qe skena, per te cilen ai kishte ndjere nje si mrekullim, e tundoi ate tashme te shkruante " "Ivanoff", dhe po ashtu edhe te fillonte nje skice dramatike me nje akt, e cila titullohej "Kenga e pulebardhes", edhe pse ai shpesh deklaronte se nuk kishte ambicie per tu bere dramaturg. "Romani, -shkroi ai-eshte nje grua e ligjshme por skena eshte e zhurmshme, flakerruese dhe si nje zonje e pacipe". Ai ka vendosur opinionin e tij ne skene te kesaj kohe, bash ne gojen e Treplieff, tek "Pulebardha" dhe ai i referohet shpesh asaj ne letrat e tij si "nje semundje djalli te qyteteve" dhe "trekembeshi ne te cilin ishin varur dramaturget".

Ai e shkroi "Ivanoff-in" me nje fryme ne dy jave e gjysme, si proteste kunder nje drame qe sapo e kishte pare ne teatrin moskovit. Ivanoff (nga Ivan, nje emer shume i zakonshem ne Rusi) ishte pa asnje medyshje si te thoshte hero, por me i zakonshmi kete here, ishte transformuar ne nje njeri te dobet qe shtypet nga "sensi i perbashket pavdekesor i jetes" me zemren dhe shpirtin e tij qe vuante ne shtrengesen e rrethanave dhe qe ishte nje nga shume "njerezit e padobishem" te Rusise, per te cilet hidherimi i Cehovit ndjente nje dhimbje kaq derrmuese. Ai s'shihte asgje ne jetet e tyre, e cila nuk mund te shpjegohej dhe te falej dhe ai iu kthye serish fatit te tij te keq dhe ketyre "njerezve te padobishem" serish dhe serish- jo per te predikuar ndonje doktrine pesimizmi, por thjesht ngaqe mendonte se bota ishte me e mire per bukurine e vertete te thyeshme te natyrave te tyre dhe prekjes se besimit te tyre drejt shpetimit ultimativ te humanizmit.

Por, shkrimi dhe vendosja ne skene e " Ivanoff" i dha edhe shume veshtiresi ne jete Cehovit. Karakteret qe kishte krijuar, e qe ne veper ishin gati te rendesise se njejte, ishin te veshtire per tu realizuar ne skene. Nuk mund tu gjente aktoret e vertete, qe do t'i luanin, e megjithate ajo perfundimisht u shfaq ne Moske me 1889, dhe kuptohet se ishte nje deshtim gati i pritshem! Autori kishte prekur mprehte disa njolla te ndjeshme te jetes ne Rusi-per shembull ne paralajmerimin e nje personazhi per te mos u martuar me nje hebreje apo me nje corape-blu, megjithate drama kishte bashkuar edhe shume gabime te mungeses se eksperiences, te cilat ai i kuptoi dhe vendosi t'i rregullonte vete me vone. Kritiket u ndane ne kritiken ndaj novacioneve te verteta ne te, por edhe ne lavderimin e freskise dhe origjinalitetit te vertete te vepres. Personazhi i Ivanoff s'eshte kuptuar dhe dobesia e ketij njeriu dha shume ne portretin qe i ngjante jetes se vertete te kohes. Edhe Cehovi e kuptoi, qe vetem ishte shume larg nga kenaqja me ate, qe ai vete e quajti "aborti i tij letrar" dhe e rishkroi ate para se ajo te dilte serish ne San Peterburg. Ajo ketu eshte pritur me nje duartrokitje te ethshme dhe mengjesin tjeter pas performances se saj, duhet thene se gazetat e ndoqen gati me nje lavderim unanim. Autori eshte nderuar masivisht ne menyre entuziaste, por barra e fames se tij ne ngjitje ka filluar te jete shume e lodhshme per te dhe ai filloi tashme te shkruaje i lodhur duke aluduar per deshiren qe te kthehej ne fshat: Te gjuante peshk ne liqen apo te shtrihej ne san (bar i thate).

Drama e radhes, qe do te vijonte pas kesaj ishte "Harbuti". Ai e shkroi per nje nate te vetme dhe qe pati vertete shume sukses. Ajo eshte ndjekur nga "Demoni", nje deshtim i vertete, qe u shkrua serish dhjete vjet me vone me emrin "Xhaxha Vanja."

E gjithe Rusia ishte tashme shume e mallengjyer ndaj Cehovit, dhe deshironte qe ai te shkruante disa pune te rendesishme, dhe kjo duhet thene se perkonte edhe me endrren e vete shkrimtarit; por historia e vetme e gjate eshte "Steppe", qe pos te gjithave perbente nje seri skicash, e krijuar ne menyre elegante dhe e lidhur se bashku me fillin me te holle te krijimit. Delikatesa e Cehovit dhe fuqia e pershkrimit gati instiktivnuk e la ate ne pikturimin mbi kanavaca me te medha dhe tragjikomedite e tij te vogla, ato "Rrefimet e tij te merzitshme" si do i quante ai ato, do mbeteshin gjithmone kryeveprat e tij.



Me 1890, Cehov beri nje udhetim ne Ishullin e Saghalien, pas te cilit shendeti i tij do te bjere perfundimisht dhe konsumimi, per te cilin ai kishte qene aq i frikesuar, perfundimisht do e tregoje veten. Semundja e largoi ne eksil ne Krime, ku ai kaloi dhjete vitet e fundit te jetes, vetem se duke gjetur kohe per te bere udhetime te rregullta ne Moske per te vezhguar nga afer produksionin e kater dramave te tij te rendesishme, qe ishin shkruar gjate nje fare kohe.



"Pulebardha" u dha me 1896 dhe pas deshtimit ne San Peterburg pati gjithmone sukses po aq edhe eshte dhene dhe ne skenen e teatrit Artistik te Moskes. Nga gjithe dramat e Cehovit, kjo eshte e vetmja qe me shume afrohet me konvencionet tona te Perendimit, dhe qe keshtu mund te ishte edhe me lehtesisht e vleresuar. Ne Trigorin, autori na ka dhuruar neve edhe nje nga pamjet e tij te rralla te mendjes se tij, per Cehovin-i cili rralle e kishte vendosur personalitetin e tij ne pikturat e jetes per te cilat ai kishte shume interes. Tek "Pulebardha" ne kemi pare qartesisht edhe rritjen e fuqise se analizes se Cehovit, qe do te jete me e dukshme ne dramen e tij te mevonshme "Tre motrat", qe do te jete me e zymta nga dramat e tij.



"Tre motrat", e cila u realizua me 1901, varet shume me teper nga dramat e tjera te Cehovit ne interpretimin e tij dhe eshte gati esenciale ne vleresimin e tij, qe mund te jete e pare me shume sesa e lexuar. Atmosfera e merzitshme me te cilen eshte mbushur eshte nje mije here me e forte sesa kur ajo vjen permes nesh permes lojes se skenes. Ne te Cehovi mundohet te penetroje ne thellesine e jetes njerezore me shume siguri nje prekje dhe i ndricon ato me nje shikim te brendshem, i cili eshte shume theres, saqe drama beri nje pershtypje te thelle qe kur u shfaq. Kjo, po ashtu, ishte nje pjese qe i takonte rruges mjeshterore ne te cilin aktrohej deri me atehere ne teatrin Artistik te Moskes. Tema ishte si zakonisht, hiresia e jetes provinciale dhe nata, e cila ishte e ndricuar per grupin e tij te vogel te karaktereve, ndertuar nga zjarri i pasionit me kaq gjalleri saqe erresira qe e zevendesonte ate dukej pothuaj e patolerueshme.



"Xhaxha Vanja" ndoqi "Tre motrat" dhe e verteta djegese e piktures sebashku me bukurine e bute te skenes se fundit, e ka prekur thellesisht auditorin, e te dyja ne skene dhe sidomos me vone kur eshte botuar kjo pjese.



"Kopshti i qershive", i cili u realizua me 1904 do ishte drama e fundit e Cehovit. Dhe realizimi i saj u be pak para vdekjes se tij, ku autori konsiderohej si nje nga dramaturget me te medhenj te Rusise, deri me atehere. Ketu s'eshte vetem jeta e fshatit qe na tregon neve Cehovi, por e gjithe jeta e Rusise dhe karakteri i pergjithshem ne te cilin rendi i vjeter i le vendin nje te riu dhe ne shikojme aty ne praktike edhe shpirtin modern qe invadon turbull me ekzistencen e paqellimte dhe kaq te dashur per pronaret e kopshtit te qershive. Nje epoke e re ka filluar dhe ne agimin e tij kengetari i te vjetres, Rusise se zbehte sapo ka heshtur..



Ne vitin qe edhe vete e pa "Kopshtin e qershive", Cehovi tashme me i preferuari i popullit rus, per te cilin Tolstoi ka thene se ishte i krahasueshem ne rrefimin e historive vetem me Mopasanin, vdiq papritur ne fshatin e vogel ne Pyllin e Zi, ku kishte shkuar pak jave me pare me shprese se do te sherohej nga shendeti i tij i perkeqesuar.



Cehovi u plazmua per nje art karakteristik edhe vetem te vetin ne skena te ndryshme, por edhe ne shikimet e vazhdueshme permes jetes se karaktereve te tij. Ne dukjen e te folures gati treshe ka arritur te beje edhe koncentrimin e atmosferes se Rusise se diteve te tij, te cilen ne e ndjejme ne cdo linje qe lexojme, shtypese si mjegulla qe varet ne agim mbi liqen dhe bash si ato mjegullat qe behen te dukshme me driten e dites, qe po afron.



Perktheu nga origjinali anglisht Ben Andoni

Google+ Followers